Tahiri: Do të kemi një normalitet të ri, ky kampionat do jetë ndryshe

schedule22:31 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:31 - 1 Qershor, 2020

Emisioni sportiv Pressing në ABC News është rikthyer, si një “preview” dhe për futbollin shqiptar që do të rikthehet me 3 qershor. Një ndër të ftuarit në studio është Ermal Tahiri, i cili fjalën e tij e nisi normalisht me situatën që ka krijuar pandemia Koronavirus.

“Është gjëja më e mirë pas kësaj pandemie. Ne si sportistë e dimë karantinën, pasi kemi ndryshuar ekipe. Kështu është karantina, përshtatje. Shëndeti ishte i pari.

Në këtë realitet të ri, do të shohim një kampionat që nuk do jetë siç ishte deri kur ndaloi. U hap gjithçka dhe gradualisht erdhi edhe rikthimi i futbollit. Tani do ketë edhe protokolle të rrepta. Duhet parë a plotësohen kushtet”./abcnews.al