Tahiri: Do ketë gola, Trashi mungesë e madhe. Sormani të aktivizojë Malën

schedule23:44 - 27 Shkurt, 2020

schedule23:44 - 27 Shkurt, 2020

Tema e debateve në emisionin “Pressing” në ABC News ka kaluar te Lorenc Trashi, mungesa e madhe e Partizanit për derbin e nesërm. Ermal Tahiri analizon se pse mungesa e lojtarit të kombëtares ka rëndësi të madhe, teksa ndalet edhe te rikthimi i Malës.

Trashi ka shumë të mirë anën ofensive, del shumë në krahun e majtë. Partizani është mbështetur shumë kohë te ky lojtar dhe ka fituar ndeshjes falë Trashit. Kush merr mesfushën ka shanse të marrë derbin. Të dy derbet kanë përfunduar me gola, edhe nesër do të ketë gola.

Partizani? Sulmi është pika më e dobët, ndërsa Tirana prodhon e shënon. Telushi është golashënuesi më i mirë i ndeshjeve të fundit. Trajneri duhet ta fusë Malën, e përgatiti në ndeshjen e Partizanit B. E njoh si lojtar, është top në anën fizike, pavarësisht se i mungojnë ndeshjet. Do i japë shpejtësi Partizanit, sidomos nga krahët. Është dëm i madh mungesa e Trashit, nuk do lejonte Dokën dhe Cobbinah të dilnin lirshëm përpara“, deklaron Tahiri. /abcnews.al