Tabaku: Taksat për bixhozin ulen në 15 përqind

schedule13:04 - 3 Gusht, 2018

schedule 13:04 - 3 Gusht, 2018

Plan korruptiv në mungesë transparencë që rëndon buxhetin e shtetit dhe pasuron vëllain e kryeministrit – kështu e argumenton Partia Demokratike lëvizjen e Ministrisë së Financave dhe vetë Parlamentit për biznesin e lojrave të fatit.

“Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit”.

Për këtë është firmosur një kontratë që sot ende nuk është publike, thekson nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku.

“Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në shtet, por tek kompania konçesionare.  Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare që, zyrtarisht, operon në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit”.

Është kjo, sipas selisë blu, arsyeja e rritjes së volumit të këtij biznesi në vend, zhdukjen e së cilit kryeministri Rama e kishte premtim elektoral në 2013-n si dhe aksion të parë pas marrjes së pushtetit.

Por “fundi i marrëzisë”nuk erdhi kurrë dhe ligji u shty dhe u amendua nga deputetët e qeverisë “Rama 1” duke ulur edhe tatimin mbi fitimin për këtë biznes.

“Nga njëra anë ligji përcakton se asnjë qindarkë nga tarifa e mirëmbajtjes së pikave të basteve nuk shkon në buxhetin e shtetit dhe nuk përdoret për interes publik, por mbush me miliona euro llogarinë e vëllait të kryeministrit. Nga ana tjetër, ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me konçesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet”.

Për këtë demokratët ofrojnë alternativën e tyre që parashikon anullimin e ligjit dhe koncesionit selektiv si dhe konfiskimin dhe kthimin e parave tek qytetarët përmes ligjit antimafia.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!