Tabaku: Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave

schedule12:05 - 9 Nëntor, 2022

schedule 12:05 - 9 Nëntor, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka pasur kritika lidhur me buxhetin për vitin 2023. Ajo theksoi se shtresa e mesme është ajo që po mban barrën e dhe peshën e taksave. Tabaku nga Foltorja e Kuvendit i bëri thirrje mazhorancës që të mos votojnë një buxhet të mangët.

Tabaku: Shtresa e mesme është kthyer në gomarin që mban peshën e taksave. Kjo është pamja më e saktë që ka Shqipëria sot, përtej politikës. Atje ku ka jetë ka dhe shpresë. Por a e ofron ky buxhet shpresën? Ftesa ime e parë është ta ndërtojmë Evropën këtu dhe mos e lëmë Shqipërinë të degradojë në një vend ku nuk ekziston ligji, institucionet. Do doja që të rinjtë ta shohin këtu shpresën, te opozita dhe të kalojmë përfundimisht këtë tranzicion. Ka ardhur koha që të rikthejmë ata që janë larguar. Sot është primare që të rikthejmë shpresën te politika si instrument. Nuk mund të kemi një ligj për të fortin dhe një për të dobëtin, nuk duhet të kemi një buxhet për të varfrin dhe një për të pasurin. Para se ta votoni këtë buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje uluni dhe bëjini llogaritë me shqiptarët. Mos i hapni rrugën një buxheti të mangët. Ka ardhur koha të jemi më të mençur.

/Abcnews.al/