Tabaku publikon VKM: Teatri kalon në pronësi të bashkisë! Po i hapet rrugë shembjes së tij

schedule20:26 - 8 Maj, 2020

schedule 20:26 - 8 Maj, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzon kryeministrin e Edi Rama se ka miratuar një VKM kriminale që i kalon truallin Bashkisë së Tiranës duke i hapur rrugë shembjes së tij, duke përjashtuar rehabilitimin si opsion.

Tabaku thotë se Rama po e trajton pasurinë kulturore si plaçke lufte, ndërsa thekson se VKM bie në kundërshtim me vendimet e BE.

LEXO EDHE: Paketa anti-shpifje, Tabaku: Rama po tregon kokëfortësi! BE nuk do reforma në “letër”

“Qeveria i hap rruge Bashkise per prishjen e Teatrit Kombetar

Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.

Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.

As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë”, shkruan Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!