Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabaku: Protesta i kaloi caqet partiake

schedule19:36 - 2 Maj, 2019

schedule 19:36 - 2 Maj, 2019

Ish depueteja demokrate Jorida Tabaku ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News Mirela Milorit lidhur me protestën e sotme të opozitës.  Sot ajo bllokuar 12 akse rrugore kryesore në vend, nga 6 akse që u bllokuan një javë më parë, ndërsa pritet rritje edhe javës që vjen. Tabaku theksoi se ka pasur pjesëmarrje të jashtëzakonshme jo vetëm nga njerëz partiakë, por edhe nga qytetarë. Dhe kjo sipas saj është arritje.

“U mendua që të kishte një përshkallëzim, rritje të pikave të autostradave dhe nga një orë në dy orë dhe javës tjetër do jetë 3 orë. I kalon caqet e protestës së militantëve ka qytetarë, familjarë që janë bashkuar, ka pasur pjesëmarrje të jashtëzakonshme që vjen si rezultat i punës me struktuart e partisë, por edhe bashkimit të qytetarëve pa lidhje partiake dhe kjo është një arritje”.

Qëllimi i protestës sipas saj është për të treguar që Shqipëria është në krizë dhe ka një këmbanë alarmi që duhet dëgjuar. Sipas saj rritja e presionit do jetë sinjal për qeverinë dhe do të sjellë rezultate të shpejta.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që nuk janë dakord me këtë formë proteste, por në këtë protestë kombëtare të gjithë janë bashkuar, ka pasur rritje dhe kjo ka rëndësi që në protestën kombëtare të kemi pjesëmarrje dinjitoze. Kjo është formë demokratike proteste dhe tregon që jemi në krizë nuk ka asgjë normale, nuk funksionon parlamenti, institucionet është rritur kapja e drejtësisë. Fronti i parë është fronti i protestave, dhe protesta kombëtare që janë një herë në muaj. Është arritur që është tërhequr vëmendja te Shqiëpria. Ka një këmbanë alarmi që duhet dëgjuar se nuk është dëgjuar deri tani dhe rritja e preisonti do jetë sinjal për qeverinë dhe unë besoj që rezultatet të jenë të shpejta. Nuk po punojmë vetëm për protesta. Sot u prezantua programi për qeverinë tranzitore me paketë  dhe ofertë konkrete, politike, ekonomike e sociale. Po punohet për çdo shqiptar dhe për t’i dhënë një ofertë të plotë.

Nuk ka më normalitet, a ka pasur një seancë normale parlamenti? A ka diskutim. Në 3 muaj unë kam dëgjuar vetëm kush jam unë e kush je ti”.

Milori: Vetëm me protesta apo do keni edhe aksione të tjera, apo do përsërisni veten?

Tabaku: Vendimi që ka marr kolegji i kryetarëve dhe PD do përshkallëzohet dhe në varësi të asaj që ndodh. Unë nuk kam dëgjuar asnjë oponencë për vendim të qevrisë, përkundrazi rritje e arrogancës. Dhe të shohësh atë parlament që nuk prodhon asgjë është bindja më e mirë që ne atje ishim kot dhe ai parament nuk funksionon. Një parlament që miraton 6 ligje me qeveri që nuk funksinon tregon që ka njq ngërç”

Milori: Strategjia deri më 30 qershor?

Tabaku: Strategjia deri më 30 qershor do përshkakllëzohet do ketë forma të ndryshme të mosbindjes civile edhe në ditët në vijim. Nuk do jetë kjo e vetmja formë protesta, për mua ka rëndësi pjesëmarrja. Protesta që kanë zgjatur në kohë kanë patur rënie të numrit, në këtë rast qëndresa është rritur. Jemi në rrugën e duhur se po rritet mbështeja për PD.

Milori: Mosbindja civile do jetë vetëm pasdite?

Tabaku: Paraditja ka qene e forumit rinor dhe çdo ditë që ka seancë dhe i gjithë angazhimi ynë është për protestën e 11 majit. Është krijuar një formë që njerëzit vijnë vetë në protestë. Nuk kemi 100% mbështetje ka edhe njerëz që e mbeshtësin, por e rëndësishme është që janë ndërgjegjësuar dhe kemi arritur në një siuttaë që ka nevojë për ndryshim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!