Tabaku: Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, janë larguar 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS

schedule18:38 - 22 Korrik, 2020

schedule 18:38 - 22 Korrik, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke marrë shkas nga një postim i ambasadores së SHBA për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve shkruan se Partia Demokratike është krenare që ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe se deri më tani janë larguar më shumë se 17 zyrtarë  të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike.

Tabaku iu referua procesit të dekriminalizimit, që ka nisur brenda PD për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do të vetohen sipas një formulari të hartuar me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë, me modelin që FBI ndjek për administratën amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim u bëri thirrje partive të bëjnë vetingun e kandidatëve të tyre.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!