Kanë replikuar nga foltorja e Kuvendit, nënkyetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, si dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Varfëria në vend, por edhe dëmshpërblimet e shkurtuara dhe të munguara për ish të përndjekurit politik ishin pjesë e debatit mazhorancë – opozitë.
Jorida Tabaku: “Sapo ndjenë shqetësimin e protestës së tyre dhe të opozitës zbatuan padrejtësinë e radhës duke ulur fondin e të përndjekurve politikë më 1.2 miliardë lekë që vitin e parë të qeverisjes për të shpërndarë te të burgosurit politikë 2.2 miliardë lekë më pak në katër vite se katër vitet paraardhëse.”
Arben Ahmetaj: “Ish të përndjekurit politikë i lanë pa i dhënë asnjë lek, asnjë para. Ka mbaruar kësti i tetë i të gjallëve”.
Jorida Tabaku: “Pagesa e të përndjekurve politikë është përmbledhur në një grup njerëzish, në një mijë veta që thonë paguam këstin e 11 e 15 e 20. Janë po një mijë veta, ndërkohë që e kanë ulur me 43 mijë persona nga katër vjeçari në katër vjeçar numrin e personave të përndjekurve politikë që përfitonin pagesë.”
Arben Ahmetaj: “Me demek kjo partia ish-komuniste, me demek që nuk i deshte këta, i paska paguar cent më cent dyrimet ligjore që ka ndaj tyre, ndaj të gjallëve”.
Jorida Tabaku: “Me vendimin e fundit do të heqin edhe 13 mijë perona të përndjekur politikë, familja të linjë së parë sepse këta mendojnë që internuan prindërit, i inetrnuan baballarët dhe familjarët nuk kanë pësuar asgjë”.
Arben Ahmetaj: “Në vitin 2016 është ulur numri i qytetarëve që jetojnë me 2.5 dollarë në ditë. Nga 194 në 159. Pjesëmarrja në forcat e punë është rritur ka shkuar në 68.7 përqind. Papunësia është ulur nga 17.6 që e latë në 13.6. Është ulur katër pikë”./abcnews.al