Tabaku: DASH konfirmoi akuzat e opozitës

schedule21:34 - 1 Maj, 2018

schedule 21:34 - 1 Maj, 2018

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar akuzat e opozitës se ndërtimi dhe resortet janë sponsorizuar nga paratë e drogës. Pas publikimit të raportit të DASH, përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook Tabaku theksoi se: “qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që po sipas raportit, e ka vendin tonë strehën e tij të preferuar”.

Duke iu referuar raportit Tabaku nënvizoi faktin se Shqipëria po gjeneron organizata të sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!