Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka cilësuar si “raciste” komentet e dy mjekëve francezë, të cilët sugjeruan se një vaksinë për koronavirusin mund të testohej në Afrikë.
“Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një tokë provuese për çdo vaksinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sugjerimet e mjekëve gjatë një debati televiziv shkaktuan zemërim, dhe ata u akuzuan se i trajtonin afrikanët si “derra njerëzorë”. Njëri prej mjekëve më vonë kërkoi falje.
Ndërkohë, kur u pyetën për sugjerimin e mjekëve gjatë konferencës së koronavirusit, Dr Tedros u revoltua dukshëm, dhe e quajti “mentalitet kolonial”.
“Ishte një turp, i tmerrshëm, për të dëgjuar nga shkencëtarët, atë lloj deklarate gjatë shekullit 21. Ne e dënojmë këtë në terma më të fortë të mundshëm, dhe ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.
Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në Afrikë vazhdon të rritet, disa qeveri po vendosin masa më të rrepta në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit./abcnews.al