Synohet një koleg për Romagnolin, Milani gati të “sakrifikojë” Paqueta

schedule23:20 - 7 Gusht, 2020

schedule 23:20 - 7 Gusht, 2020

Stefano Pioli ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe dyshja Paolo Maldini-Frederic Massara po punojnë për t’i sjellë një ndër të rinjtë më të mirë të këtij reparti në Serie A.

Ai është Nikola Milenkovic, 22-vjeçari i Fiorentinës. Sportmediaset raporton se kuqezinjtë po tentojnë një shkëmbim me klubin nga Firence. Milani është gati të heqë dorë nga Lucas Paqueta për të siguruar shërbimet e shtatlartit serb.

 

Milenkovic dhe Paqueta

Milenkovic do të formonte një dyshe të fortë me kapitenin Romagnoli, teksa Fiorentina tundohet shumë nga ideja për të shkëmbyer dy lojtarët. /abcnews.al