Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar protestën si një akt me elemente terrorizmi, duke e krahasuar situatën me ngjarje të rënda që kanë goditur shtetet në të kaluarën.
Sipas tij, synimi i protestës është paralizimi i vendit dhe goditja e institucioneve shtetërore. Çupi deklaroi se bllokimi i aeroportit ishte një mesazh i paralajmëruar prej ditësh dhe se protesta, sipas tij, frymëzohet nga qendra jashtë Shqipërisë.
Ai u shpreh se në zhvillimet e fundit sheh elemente të një përplasjeje të organizuar, duke përmendur edhe praninë e individëve që, sipas tij, lidhen me grupe ekstremiste.
Analisti theksoi se pasiguria e krijuar tek qytetarët përbën një tjetër element shqetësues, ndërsa krahasoi situatën me trazirat e vitit 1997.
“ Ngjan shumë se po ndodh si më 11 Shtatorin në SHBA, po goditet shteti. Ky është terrorizëm i përbërë nga të gjithë elementet e terrorizmit. Po kërkohet paralizimi i vendit dhe të eliminohet fizikisht kryeministri i vendit. Bllokimi i aeroportit ka qenë një mesazh prej ditësh nga qendra ku frymëzohet kjo protestë, nga Bosnjë-Hercegovina. I ka elementet e luftës, janë të mbërthyer luftëtarët e ISIS-it që vijnë nga Maqedonia e Kosova.
Elementi i luftës për eliminimin e tjetrit. Akte të tjera të terrorizmit është pasiguria e qytetarit, këta kanë shpërthyer si një bombë, por nuk kanë emër. Janë të gjithë elementet e një lufte të madhe. Është pasiguri e qytetarëve të tjerë, kjo goditje ngjan me luftën në 1997. E vetmja thirrje është për qytetarët që të jenë vigjilentë, mos lejoni të helmoheni.”



