Historia e piktoreve femra në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, vjen e rrëfyer në Galerinë Kombëtare të Arteve përmes ekspozitës “Synime” e kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe Adela Demetja.
Rrugëtimi nis me piktoret e para motrat Zengo në Shqipëri dhe Alije Vokshi në Kosovë, të cilat janë edhe pikat e referimit në art pamor.
“Nëse do të kisha dashur të gjeja ndonjë referencë në të kaluarën për të kuptuar pikturën vizuale, natyrisht që do të shkoja të Alije”, shprehet ajo.
Adela Demetja thotë se synimi nuk ka qenë që të sjellim krahasime, por të pasqyrohet pazulli i gjerë e krijimtarisë së tyre.
“Nuk është rastësi që nga motrat Zengo kemi zgjedhur dy autoportrete”, tregon ajo.
Megjithatë vihet re dallime mes Shqipëri dhe Kosovës në periudhën e diktaturës piktura shqiptare ka realizëm dhe ndikim nga koha, ndërsa në Kosovë nis abstraksionizmi asokohe.
“Blloshmi e fut veten në narrativën më tipike. Mendoj që kjo nuk është bërë më herët dhe është bërë më vonë dhe është shumë unike për mënyrën se si është qasur standardit të reprezentimit të realitetit socialist”, shprehet ajo.
Por në këtë pazëll të gjerë nuk mungojnë as temat e luftës së Kosovës, apo videot e guximshme
Ekspozita ofron mundësi për diskutim të veprave të prodhuara nga gratë dhe konsideron trajektore të ndryshme artistike, që gratë kanë thurur në kontekstin e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot
Synimet pas Galerisë Kombëtare të Arteve, do të udhëtoi drejt Prishtinës./abcnews.al/