“Jam feministe”, kuratorja shqiptare: Rrethohem vetëm nga meshkuj, nuk ka gra në poste drejtuese

schedule13:50 - 30 Qershor, 2023

schedule 13:50 - 30 Qershor, 2023

Kuratorja dhe artistja, Adela Demetja ka bërë një rrëfim për karrierën dhe pikëpamjet e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ndër të tjera, ajo e ka konsideruar veten feministe, duke u shprehur se mendon për rolin e gruas në shoqëri.

Adela ka theksuar se në të gjitha ambientet e përditshme rrethohet nga meshkuj dhe kjo ka bërë që të ndjejë dhe më shumë mungesën e grave në pozicione drejtuese.

“Duke punuar akoma më shumë në këtë profesion, ndoshta ato fillimet nuk kam qene dhe aq koshiente për faktin se sa pak mendojmë për përfshirjen gjinore, se sa pak diskutoj në vitet e fillimit të karrierës sime. Por e kam kuptuar dhe shumë vonë që dhe ambjenti që mua më ka rrethuar ka qene një ambient shumë mashkullor, profesorët në Akademi, drejtuesit e Institucioneve dhe më kanë munguar ato shembujt e grave në pozicione primare dhe drejtuese. Këtë gjë nuk e kam kuptuar dhe për shumë kohë. Jam bërë akoma dhe më shumë koshiente dhe në këtë pikëpamje jam feministe dhe të jesh feministe do të thotë të mendosh për rolin e gruas në shoqëri, edhe në një farë mënyre për pozicionin në atë fushë në të cilën ti punon. Të ngresh pyetje, që pse nuk femra”, tha ajo./abcnews.al