Drejtori sportiv Sokol Haxhia thotë se Sylvinho fitoi nga Shqipëria dhe jo Shqipëria nga ai.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Haxhia u shpreh se trajnerin aktual të kombëtares, Rolando Maran e njeh personalisht dhe shtoi se ai është njeri shumë punëtor.
“Maranin e njoh personalisht. Maran, për mendimin tim, e kam njohur te Kievo, është njeri shumë punëtor. Te de Biasi më pyetën, këtu jo. Maran është trajner klubi. Një trajner kombëtareje që e kam parë dhe më ka mbetur në mend, ishte Oto Bariç. Ishte autoritar dhe kushte sy. Kjo, ne na ka munguar. Me grupin e lojtarëve që kishim, unë e kam thënë gjithmonë gjatë këtyre 3 viteve të Sylvinhos, që Sylvinho fitoi nga Shqipëria, ne nuk fituam nga Sylvinho. Edhe pse njerëzit thonë na çoi në playoff të Botërorit, në Europian. Ramë në Nations League. Në kohën e Sylvinho, po të kishim pasur trajner zanatli, po ta tregon Kosova me Fodën”, theksoi ai./abcnews.al



