Koncerti “ Rrugëtimi i Bach “ pas Evropës ndaloi edhe në Tiranë në famullin “ Zemra e Krishtit’. Dirigjentja Suzana Turku në një intervistë për ABC News thotë se e gëzoi fakti që publiku nuk qëndron pasiv por pjesë e shfaqjes duke kënduar disa prej kantatave.
Famullia “Zemra e Krishtit” u shndërrua në një skenë të vërtetë me koncertin “Rrugëtim me Bach”. Për Suzana Turkun rikthimi në këtë altar ndodh pas 15 vitesh , por jo koncerte të mbajtura në kisha.
Muzika religjioze u interpretua nga “Kori i Universitetit të Arteve”, drejtuar nga Dirigjentja Suzana Turku dhe “Orkestra e Dhomës Shqiptare” nën drejtimin e Dirigjentit të mirënjohur argjentino-zviceran Facuno Agudin. Turku thotë se bashkëpunime të tilla janë të domosdoshme kryesisht për studentët.
Një ndër veçantitë e këtij formati, tashmë shumë i suksesshëm në disa skena Evropiane, është se publiku nuk qëndron pasiv por bëhet pjesë e shfaqjes duke kënduar disa prej kantatave e duke u transformuar nga thjeshtë dëgjues në interpretues të vërtetë të koncertit.
Koncerti në këtë mënyrë u kthye në një shfaqje muzikore ku u përfshin jo vetëm artistët e rinj, por edhe publiku i thjeshtë. Koncertet në kisha nuk janë të shpeshta, por krahas adhuruesve të muzikës klasike, pjesë e këtij eventi u bënë edhe besimtarët e krishterë./ABC News Albania 24/7