Surprizat e motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës

schedule07:11 - 6 Maj, 2020

schedule 07:11 - 6 Maj, 2020

Vendi ditën e sotme deri në orët e mesditës do të jetë me mot të kthjellet dhe vranësira te shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu afat-shkurtra.

Sipas Meteoalb pasditja përmirëson gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 5°C deri në 23°C – 24°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor.