Kjo javë ka nisur me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut, si edhe reshje të pakta dëbore në zona të thella malore të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.
Pritet që dita e mërkurë dhe e enjte të sjellë ndërprerje të reshjeve për tu rikthyer sërish të premten.
Ndërsa temperaturat e ajrit janë luhatur në orët e para të mëngjesit më të ulëta 2-3 gradë në zonat malore, ndërkohë maksimalet pritet të jenë jo më shumë se 15 po 16 gradë celsius gjatë ditës së hënë dhe të martë.
Dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellë edhe rritje të temperaturave duke bërë që temperatura maksimale në rang territori të shënohet edhe 20 gradë në zonat jugperëndimore.
Ndërsa dita e premte do të sjellë sërish rënie të temperaturave, kjo për shkak të reshjeve të cilat do të jenë në territor.
Po ashtu Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur me mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës kanë qenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit të cilat do të mbeten prezente edhe gjatë ditës së martë. Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe enjte do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke risjellë kthjellimet në zonat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Sa i përket ditës së premte do të kemi sërish zhvillimin e një sistemi vranësirash duke bërë që reshjet e shiut dhe reshje të pakta dëbore të shfaqen qoftë në Kosovë qoftë në Maqedoninë e Veriut.
Temperaturat e ajrit të hënë dhe të martën në Kosovë do të jenë jo më shumë se 11 apo 12 gradë vlera maksimale në rang territori.
Po ashtu pritet që Maqedonia e Veriut të hënën dhe të martën të ketë temperatura relativisht të ulëta duke bërë që ditën e mërkurë dhe të enjten të ketë një rritje të ndjeshme të tyre. Dita e premte sërish do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave për shkak të pranisë së reshjeve që do të jenë gjatë gjithë ditës.
/abcnews.al/