Trajneri Sulejman Starova ka analizuar surprizën e bukur të këtij sezoni në Superiore, Vllazninë, që u ngjit në Superiore këtë sezon dhe renditet në vendet e para. Në fjalën e tij në studion e “Pressing”, Starova tha:
“Ka bërë një fazë përgatitore gjatë një periudhë qetësie. Kanë dalë kampionë në të Parën dhe u përgatitën për formimin e skuadrës. Kanë bërë një fazë përgatitore të mirë. Vllaznia nuk më pëlqeu fizikisht në javën e parë, pasi kam luajtur kundër tyre.
Pas javës së dytë e të tretë, janë rritur shumë. Skuadra duket e përgatitur. Objektivi për të mos rënë nga Kategoria, ka qenë një avantazh për Vllazninë, pasi ka marrë pikë. Oreksi vjen duke ngrënë, pasi ata kanë parë dhe nivelin e të tjerëve, synojnë më lart për të nderuar atë fanellë. Edhe puna e stafit teknik ka bërë që ata të jenë këtu ku janë”./abcnews.al