Surpriza dhe emocione në natën e dytë e Këngës Magjike

schedule17:24 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 17:24 - 7 Dhjetor, 2018

Nata e dytë e Edicionit të 20-të të festivalit Kënga Magjike u përmbyll suksesshëm. 12 këngëtarë big dhe 13 artistë të rinj përcollën ngjyra dhe emocione me performancat e tyre. 20 këngëtarët më të votuar nga nga 47 konkurrentët e dy gjysmëfinaleve do mund të prekin finale e së shtunës.

Edhe nata e dytë e Këngës Magjike u shoqërua me emocione të forta nga protagonistët e skenës.

Bora Zemani: Shumë Bukur, por mendoja se duke hequr emocionet në natën e parë, natën e dytë nuk do kisha emocione. Por jo kam shumë emocione sot. Unë nuk e di, njerëzit më pyesnin hë daljet e para ishin me siklet, tani e ke marrë veten? Nuk e di çfarë po ndodh.

Klaudia Pepa: Besoj edhe akoma më shumë emocione do jetë problem!

Jemi mësuar të të shohim të sigurt, por edhe ti paske shumë emocione?

Ardit Gjebrea: Nuk kam emocione.Është mesazh nga goca ime e cila shkruan, “Ba notice me please. Jam tek rreshti i dytë tek platea A”, kështu që sapo të dal në skenë buzëqeshjen e parë dua t’ia jap gocës. Familja janë dashuria e jetës. Në fund të ditës është ajo që lemë pas. Gjithçka bëjmë ne u trashëgohet atyre. Po dal në skenë!

I pari i cili çeli garën ishte Kelly.

Ke performuar dhe herë të tjera i pari?

Kelly: Po ka qenë parvjet. Ia kam marrë dorë. Dhe parvjet kam qenë i pari që kam hapur pikërisht natën e dytë. Besoj se Arditi ka besim tek unë që hap mbrëmje.

Më pas 11 këngëtarë big performuan suksesshëm, në skenë dhe ku rrëmbyen duartrokitjet e publikut. Baladat  dhe duetet ishin mjaft interesante, por nuk munguanm edhe ngjyrat festive në këngë. Mjaft interesante ishte gara edhe në kategorinë “New Artiste”. Bukuritë e Shqipërisë përmes klipeve të artisteve ishin një vlere e shtuar e promovimit të vendit tonë të mreklullueshëm nga Kënga Magjike.

Ardit Gjebra: Në fakt këtë ide e kemi patur prej kohësh por duhet të fillonim xhirimet shumë herët, ndërkohë që këngëtarët kanë programet e tyre dhe është shumë e vështirë që të gjesh një shumicë këngëtarësh disponibël me axhendat e tyre për t’i çuar kudo në Shqipëri. Na u desh të organizoheshim mirë, por për fat edhe këngëtarët na u treguan shumë disponibël.

Nuk mungoi edhe një sfilatë mjaft interesante nga stilisti Joni Peçi. Ndërsa performanca e Klaudia Pepës me balerinët e Madiaset ishte  forma e duhur për të përmbyllur gjysëmfinalen e dytë të Këngës Magjike. Tashmë spektatori në sallë dhe ai në shtëpi do mund të shijojë surpriza të mëdha në finale e madhe të edicionit të 20-të të Këngës Magjike mbrëmjen e së shtunës. Surpriza e parë u zbulua, do jenë edhe 4 prezantuese të tjera të edicioneve të kaluara krah Ardit Gjebreas. 20 finalistët që do të performojnë në skenën magjike  janë të zgjedhur nga  votat e 20 këngëtarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!