Suprizon Guardiola: Nuk jemi gati për Champions League!

schedule10:49 - 21 Tetor, 2019

schedule 10:49 - 21 Tetor, 2019

Objektivi i madh i Manchester City-t është fitimi i Champions League. Trofeu prestigjioz mungon në historinë 125-vjeçare të klubit. Ekipi i Pep Guardiolës ka dominuar në ishull dhe tani ka ardhur momenti për të treguar forcën dhe potencialin në Evropë.

City ka fituar dy ndeshjet e para të Grupit C në Champions, teksa nesër pret Atalantën e Gjimshitit. Të gjithë e shohin ekipin e Guardiolës si një ndër favoritët për triumfin final, por spanjolli ka befasuar me deklaratën e tij.

Ndoshta është një mënyrë për të larguar presionin nga djemtë e tij ose tregohet realisht i sinqertë. “Më qëllon shpesh që të dëgjoj njerëzit të thonë që jemi favoritë dhe duhet të fitojmë Champions League. Ju them këtyre njerëzve që thjeshtë nuk jemi akoma gati. Shënojmë shumë krijojmë shumë raste dhe nuk po pësojmë. Gjithsesi, duhet dhe mund të përmirësohemi ende“, përfundon trajneri iberik. /abcnews.al