Vllaznia luan nesër përballë Partizanit, në stadiumin “Air Albania” prej orës 16:45. Trajneri Thomas Brdaric ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë.
Gjermani ka një dilemë për ata që do e nisin nga fillimi. Brdaric duhet të zgjedhë mes Krujës dhe boshnjakut, Mustedanagic.
Sa i takon sulmit, Djurdjevic sërish do preferohet para Aralica, kurse nga krahët do të luajnë Latifi dhe Victor Da Silva.
Vllaznia, formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Da Silva, Kruja (Mustedanagic), Latifi, Djurdjevic. / abcnews.al