Supersfida e javës së 18-të, Kukësi përballë Tiranës me dy mungesa dhe dy rikthime

schedule15:00 - 26 Janar, 2022

schedule 15:00 - 26 Janar, 2022

Në “Air Albania” ditën e dielë ora 16:45 do të luhet supersfida e javës së 18-të e Abissnet Superiore.

Tirana dhe Kukësi do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren e cila vlen më shumë se 3 pikë. Bardh e blutë e Orges Shehit në këtë sfidë vijnë si kryesuesit e kampionatit me 6 pikë diferencë nga verilindorët e Diego Longos.

Skuadra e Kukësit pasi mposhti Skënderbeun, kërkojnë të rihapin kampionatin dhe të fitojnë ndaj Tiranës për të ngushtuar diferencën, ndërsa Trajneri Longo do të ketë dy mungesa të sigurta për këtë ndeshje.

Portieri Tafas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Skënderbeut, ndërsa Milunovic nuk do të jetë sërish gati për shkak të një dëmtimi.

Por tekniku italian mund t’i gëzohet faktit për këtë supersfidë ka rikthimin e dy lojtarëve Puntus dhe Fejiao. Që të dy lojtarët nuk luajtën në ndeshjen e kaluar, por tashmë janë rikuperuar dhe janë gati për të sfiduar Tiranën kryesuese. /f.a/abcnews.al