Superiorja sot, sytë në derbin e Durrësit dhe në Kukës

schedule09:01 - 3 Shtator, 2022

schedule 09:01 - 3 Shtator, 2022

Tirana-Vllaznia hapi javën e tretë të Abissnet Superiore, ndërkohë që në program për ditën e sotme janë edhe dy ndeshje të tjera që nisin në orën 15:00.

Në stadiumin “Niko Dovana” luhet një derbi, mes Erzenit – që është pritës në shtëpinë e durrsakëve – dhe Teutës. “Djemtë e Detit” po kërkojnë fitoren e parë sezonale.

Erzeni nga ana tjetër ka marrë katër pikë në dy javët e para. Pritet një duel i fortë në fushën e lojës.

Në kërkim të fitores së parë është edhe Kukësi. Verilindorët presin në shtëpi Kastriotin, që do përpiqet të mos dalë pa pikë nga “Kukës Arena”. / abcnews.al