Superiorja mbyllet me 30 dhjetor dhe nuk do të ketë kohë për të pushuar, pasi ndeshjet e radhës luhen më 9 janar. Takimet e javës së 12-të do të luhen të gjitha të mërkurën.
Veç të tjerave do të zhvillohet Kukësi-Tirana, që nis prej orës 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Një përballje interesante, sikurse edhe të tjera që luhen nga ora 13:45.
Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, tërheq vëmemdjen. Kampionët në fuqi duan tre pikët ndaj kryesuesve të kampionatit, për të shpresuar të mbajnë kurorën.
Laçi-Partizani është gjithashtu një duel për të mos u humbur, ndërkohë që në plan për të mërkurën janë edhe Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylisi. / abcnews.al