Superiorja nis javën e 11, Egnatia pret Kukësin në “shtëpi”, Dinamo “përplaset” me Skënderbeun

schedule09:56 - 31 Tetor, 2023

schedule 09:56 - 31 Tetor, 2023

Mesditën e kësaj të marte, elita e futbollit shqiptar, Kategoria Superiore do të nisë javën e 11 të këtij sezoni, ku padyshim pritet spektakël në fushën e blertë dhe numër i lartë golash, duke marrë parasysh dhe përballjet e ditës së sotme.

Kështu, në orën 14:00, në “Egnatia Arena”, të Rrogozhinës, vendasite  Egnatia do të presin Kukësin e Stavri Nicës, në një përballje që pritet të jetë tejet e luftuar. Skuadra e Edlir Tetovës vijon të jetë në krye të tabelës dhe këtë të martë do të kërkojë “shkëputjen” nga “demat” e Partizanit. Në krahun tjetër, Kukësi vjen pas 2 fitoreve “magjike” ndaj Laçit e Vllaznisë, teka edhe ditën e sotme do të kërkohet surpriza ndaj një “favoriti” të titullit kampion.

Në orën 17:00, “nëndëtësja blu” e Dinamo City do të presë në mitikun “Elbasan Arena”, skuadrën e Skënderbeut, me të dy ekipet që pritet të luftojnë për mbijetesë në Superiore, këtë sezon, sidomos “blutë” e Dinamos, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 8 pikë të grumbulluara, në 10 javët e para të këtij edicioni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!