Kukësi-Tirana i hapi udhë Superiores një ditë më parë, në një duel që përfundoi në barazim 1-1. Sot është radha për dy ndeshje të tjera dhe në fushë zbresin dy ekipe të traditës.
Në orën 17:00 hap dyert stadiumi “Niko Dovana”, ku Erzeni i rikthyer në elitën e futbollit shqiptar do të ndeshet me Vllazninë pretendente për titullin kampion.
Për shijakasit ka shumë kuriozitet, pasi janë një ekip i ndërtuar nga fillimi. Sigurisht Erzeni është një nga ekipet që etiketohet si kandidat për t’u kthyer nga erdhi.
Takimi tjetër i kësaj jave të Superiores zhvillohet në “Elbasan Arena”, nga ora 19:30. Partizani, që ka objektiva madhore si zakonisht, do të presë Egnatian e rindërtuar dhe ambicioze për këtë sezon. / abcnews.al