Superiorja dhe Kategoria e Parë nuk ndalen as ditën e sotme. Sot mbyllet faza e tretë në elitën e futbollit shqiptar, me një ndeshje mjaft të rëndësishme. Partizani, pas barazimit mes Laçit dhe Vllaznisë, ka mundësinë të ngjitet i dyti.
Për këtë duhet të mundë Bylisin, skuadër që është vënë nën presionin e Skënderbeut që ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit. Ballshiotët në kryeqytet kanë marrë pikë gjithmonë në sezonet e fundit dhe do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
Kategoria e Parë gjithashtu ka duele shumë të rëndësishme, mes skuadrave që duan të ngjiten në Superiore. Sytë janë në Berat, aty ku vendasit do mundohen të nxjerrin nga objektivat Pogradecin.
Një fitore e skuadrës së Bledar Sinellës do e kthente gjithçka në një garë dyshe. Egnatia e vendit të parë luan në transfertë ndaj Besës, skuadër që mbetet të shihet se si do të sillet me garën në këto ndeshje, pasi vetë i ka shanset thuajse zero për t’u ngjitur. / abcnews.al