Superiorja vijon garimin dhe sot luhen tre përballjet e tjera të javës së 34-t. Tirana, me fitoren kundër Flamurtarit, ia lëshoi dorashkën Kukësit të vendit të dytë, që me çdo kusht duhet të fitojë kundër Vllaznisë.
Kjo përballje luhet prej orës 20:45 dhe shkodranët, me mungesa të shumta, synojnë gjithashtu marrjen e pikëve të plota. Në të njëjtin orar luhet edhe finalja për Europën. Teuta pret Partizanin dhe për të kuqtë ky është treni i fundit për të shpresuar për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Të dyja skuadrat kanë mungesa të shumta.
Para dy ndeshjeve të mësipërme luhet edhe një tjetër, gjithashtu shumë e rëndësishme. Bylisi, pas zhgënjimit prej eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, përballet me Laçin e vendit të tretë, që kërkon me çdo kusht Europën. Si zakonisht, mes këtyre dy skuadrave pritet një ndeshje e fortë dhe plot rivalitet.
KATEGORIA E PARË – Ka ende ekuacione që nuk janë zgjidhur në këtë kategori dhe ditën e sotme luajnë skuadrat e grupit B që luftojnë për mbijetesën. Turbina-Elbasani është ndeshja që tërheq vëmendjen dhe vendasve u duhen me çdo kusht tre pikët, për t’u larguar nga vendi i parafundit.
Oriku ka mundësinë të marrë sot fitoren e qetësisë, pasi luan kundër Shënkollit të vendit të fundit. Iliria-Devolli është finalja tjetër e mbijetesës në Kategorinë e Parë. /abcnews.al