Superaksion policor ndaj tre grupeve kriminale shqiptare

schedule09:07 - 22 Nëntor, 2018

schedule 09:07 - 22 Nëntor, 2018

Autoritetet italiane në Brescia kanë nisur një aksion ditën e sotme për arrestimin e disa anëtarëve të tre grupeve kriminale shqiptare që kryejnë aktivitetin e paligjshëm në vendin fqinj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane janë nxjerrë urdhër-arrestet për arrestimin e 32 personave, të gjithë me origjinë shqiptare, që dyshohet se janë marrë me trafikimin e kokainës, që ishte dhe aktiviteti kryesor i grupeve.

Ky superaksion është pjesë e të njëjtit hetim që ka çuar më parë në arrestimin e 24 personave të tjerë dhe në sekuestrimin e 130 kilogramëve kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, pasuri të patundshme në vlerën e 1 milionë eurove si dhe një dyqan për shtijen e automjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!