Super Lukaku, parakalon legjendën angleze dhe thyen rekordin 15-vjeçar

schedule22:15 - 10 Gusht, 2020

schedule 22:15 - 10 Gusht, 2020

Romelu Lukaku po zhvillon një sezon spektakolar në aspektin personal dhe sonte ka vendosur një rekord në Europa League.

Sulmuesi belg shënoi golin e dytë të Interit në minutën e 21′ ndaj Bayer Leverkusen, sfidë që zikaltrit po e fitojnë me rezultatin 2-1.

Ndeshja e nëntë radhazi që 27-vjeçari gjen golin në këtë turne, duke llogaritur edhe periudhën kur ishte pjesë e Manchester United.

Lukaku parakalon një legjendë si Alan Shearer, i cili realizonte në tetë sfida radhazi të këtij kompeticioni në sezonin 2004/2005 kur ishte pjesë e Newcastle. /abcnews.al