Rama tregon si “gjuante” Kodhelin kur ishte i vogël: Super kinge, në jetën e një pubertari krijonte fantazi

schedule12:07 - 16 Prill, 2021

schedule 12:07 - 16 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur ndër të tjera për figurat më të rëndësishme të kësaj partie. Duke prezantuar gratë socialiste, Rama tregoi histori të ndryshme sesi janë bërë ato pjesë e PS.

E veçantë ishte për kryeministrin njohja e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli. Rama tha se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj. Kryeministri e përshkroi atë si një vajzë kinge, ndërsa shton se çfarë bënte për t’i rënë në sy.

 

Lexo edhe: Rama: Thonë që kam bërë botoks, ka një arsye pse jam më i qeshur seç isha

“Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin. Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha. Shumë vite nuk u takuam më dhe më pas erdhi të punonte me mua në bashkinë e Tiranës. Mimi është një tjetër vajzë grua që është këtu për një arsye,” tha Rama. g.v/abcnews.al