Sulmoi Kurtin, pranga aktivistes së PSD në Kosovë. Kryeministri nuk ndërpreu fjalimin

schedule15:09 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:09 - 20 Dhjetor, 2023

Ky është momenti kur një grua ka fishkëllyer dhe gjuajtur me letra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, teksa ai po mbante fjalim në konferencën për Rininë.

Në pamjet e publikuara në mediat vendase duket qartë kur aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku, hyn në sallë dhe shkon drejt Kurtit.

Pas incidentit aktivistja është larguar menjëherë nga nga sigurimi i kryeministrit, teksa kurti vazhdon normalisht pa ndërprerje fjalimin.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se aktivistja Pllashniku është arrestuar nga Policia e Kosovës “në mënyrë të padrejtë, të papranueshme dhe tërësisht jodemokratike”.

“Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit! Kjo qeveri që e kapi universitetin dhe ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare!”, u shpreh ai përmes një postimi ne facebook.

Duke ironizuar kryeministrin, molliqaj tha se “babadimri” nuk e duron fjalën e lirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!