Një çift të moshuarish janë sulmuar nga grabitësit brenda në shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të hëne ne lagjen 15 të qytetit të Durrësit. Lajmi doli nga burimet spitalore, pasi të moshuarit rreth 70 vjeç, ishin dërguar aty dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe njoftoi se aty nuk ishte vjedhur asgjë. Në të njëjtin njoftim, policia tregon se burrë e grua të cilët jetonin vetëm ne shtëpi janë goditur me sende të forta në kokë dhe ne trup. Autorët ende nuk janë identifikuar ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al
Sulmohet çifti i të moshuarve në Durrës
schedule20:37 - 4 Mars, 2019
schedule 20:37 - 4 Mars, 2019