Sulmi në shkollat serbe, eksperti i sigurisë: Rrjetet sociale nxitësi kryesor, duhet të merren masa

schedule16:36 - 4 Maj, 2023

schedule 16:36 - 4 Maj, 2023

Sulmi i ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Serbi nga një 13 vjeçar la të vdekur 9 persona mes të cilëve 8 ishin nxënës dhe disa të plagosur.

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi, në një lidhje direkte për “Ballkan Update”, ka analizuar rastet e dhunës që kanë vijuar dhe ditën e sotme në Beograd ku një ish nxënëse kishte plagosur me thikë  një mësuese dhe një nxënëse.

Elezi është shprehur se është për tu alarmuar fakti që kohët e fundit kemi shumë raste të shpeshta të dhunës nga adoleshentët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se rolin kryesor në rritjen e këtij agresioni e kanë rrjetet sociale dhe nxitja që marrin secili nga

“Jemi duke parë sulme të çuditshme që po ndodhin në shkollat në Serbi dhe kanosjet në Bosnjë dhe në Greqi është shqetësues ky fenomen social dhe duket se shumë të rinj dhe të reja po infektohen nga rrjetet sociale dhe duket se ndikimi i tyre te të rinjtë është i madh. Ne duhet që të kemi një veprim konkret për të kontrolluar fëmijët dhe për të parandaluar këto ngjarje të rënda. Edhe Kosova, Shqipëria apo vendet e tjera nuk janë imune në këtë drejtim ndaj është e rëndësishme që të kemi një kontroll për rrjetet sociale pasi mund të kemi raste më të tilla të shpeshta. Të rinjtë mund të ndërmarrin veprime të tilla duke bërë që të kemi dhe raste të tjera”, është shprehur ai.

Ndër të tjera eksperti është shprehur se është e rëndësishme që në shumë vende të behët rishikimi i kodit penal, pasi janë shtuar rastet e sulmeve nga adoleshentët fenomen që më parë nuk kishte ndodhur në vendin tonë.

“Ligjet ndërkombëtare e kanë përcaktuar moshën për këtë drejtim dhe ne e kemi nga 14 deri në 16 vjeç ku quhen të mitur akoma. Ne dhe vendet e tjera duhet që të organizojmë kodin penal që po krijohet apo mund të krijohet pasi kohët e fundit tashmë kemi raste të përsëritura në këtë drejtim. Personat në fjalë që kemi përmendur deri më tani nuk kanë paraqitur rrezik për momentin pasi nuk kanë qenë as të izoluar dhe as nuk kanë shfaqur probleme.

Problemi ëhtë të mekanizmi i munguar që ne kemi për të kontrolluar inpaktin në rrjetet shqiptare është e rëndësishme që ne të shikojmë rastet që janë inkurajuese për këto të rinjve dhe të marrim masa parandaluese”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!