Sulmi në Odesa gjatë takimit Zelensky-Mitsotakis/ Reagon Rama: Provokime të pamatura dhe të rrezikshme

schedule12:56 - 7 Mars, 2024

schedule 12:56 - 7 Mars, 2024

TIRANË– Në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, por gjatë këtij takimi, Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike.

Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Shefi i qeverisë shqiptare, thotë se “këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.”, shkruan Rama./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!