Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë për katër të arrestuarit për dëmtimin e materialeve zgjedhore që gjendeshin në KZAZ-në nr.11. Togat e zeza për ngjarjet e ndodhura katër ditë më parë lanë në arrest shtëpie; Ahmet Cahanin, 46 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ermal Hazirin, 42 vjeç, shofer në Bashkinë e Kukësit, Ersi Biçakun, 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, banor i Kukësit.
Policia e Kukësit arrestoi 4 persona pasi sulmuan KZAZ-në te vendosur pranë gjimnazit “Havzi Nela”. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin materiale zgjedhore në oborrin e palestrës. Të arrestuarit, akuzohen edhe për kundërshtim të policisë. Ndërkohë për këtë ngjarje janë shpallur ne kërkim 6 persona të tjerë, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Ndërkohë që në gjykatë po vendosej masa e sigurisë, drejtues lokalë të PD-së dhe militantë të opozitës kërkuan lirimin e tyre. /ABC News Albania 24/7