Sulmi në Gjermani, momenti kur makina kalon me shpejtësi marramendëse dhe merr përpara njerëzit

schedule23:52 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:52 - 3 Dhjetor, 2020

Gjermania u trondit dy ditë më parë pasi një 51-vjeçar mori përpara dhe vrau me makinën e tij pesë persona që ishin duke ecur në një rrugë për këmbësorë në Trier.

Kamera e sigurisë së një biznesi regjistroi momentin kur makina kalon me shpejtësi marramendëse, disa sekonda para se të kalonte mbi këmbësorët.

Hetuesit e përjashtuan mundësinë e një sulmi terrorist, sipas prokurorisë autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte i dehur./ db/Abcnews.al