“Autori i dehur dhe me probleme të shëndetit mendor”, 5 viktima nga sulmi në Gjermani

schedule13:43 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 13:43 - 2 Dhjetor, 2020

Opinioni publik gjerman u trondit ditën e djeshme pasi një 51-vjeçar tërhoqi zvarrë dhe vrau me makinën e tij pesë persona që ishin duke ecur në një rrugë për këmbësorë në qytetin e Trier.

Deri më tani, policia gjermane nuk ka njoftuar zyrtarisht identitetin e pesë viktimave, me arsyetimin se sulmi është klasifikuar si terrorist.

Autori i ngjarjes u arrestua dhe po merret në pyetje nga policia ndërsa banorët e qytetit të Trierit nuk mund të besojnë se një nga bashkëqytetarët e tyre u mori jetën pesë personave.

Gazeta Bild zbuloi se, në ditët e fundit, burri ka fjetur në makinën e tij.

“Burri 51-vjeçar që përplasi makinë turmën e njerëzve nuk ka lënë letër për të shpjeguar veprimet e tij,” tha Ministri i Brendshëm i Rhineland-Palatinate Roger Levens.

Sidoqoftë, hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist , sipas revistës gjermane Focus. Kurse, sipas Prokurorisë, ka indikacione se autori  vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Të gjitha viktimat që vdiqën ishin banorë të qytetit të Trier që po ecnin në një trotuar që ishte zbukuruar për Krishtlindje. “Një total prej pesë personash u vranë dhe 14 u plagosën, disa prej tyre në gjendje kritike,” njoftoi policia.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve, nuk ka asnjë provë për motiveve politike ose fetare që mund ta kenë shtyrë 51-vjeçarin të bënte aktin tragjik. s.b/abcnews.al/