Sulmi në Gaza/ Gjoka: Duhet një zgjidhje miqësore dhe afatgjatë, qendrimi i Shqipërisë është krah Izraelit

schedule13:26 - 10 Tetor, 2023

schedule 13:26 - 10 Tetor, 2023

Ish diplomat karriere, Sokol Gjoka ka folur në “Tirana Live” për sulmin në Izrael, duke e konsideruar se konflikti i krijuar i ka bazat që nga lashtësia.

Sipas tij, duhet të krijohen marrëveshje në mënyrë që t’i japin një zgjidhje për të eleminuar atë që po ndodh tani në përplasjen e fundit mes Hamasit dhe Izraelit.

“Tani duhet ta dimë që konflikti Izrael-Palestinë, është një konflikt dekadash. Është një konflikt që është ngritur në bazë të një historie të vetë që vjen që nga lashtësia. Megjithatë, në bazë dhe të ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar është mundësuar që konflikti të mbahet në kontroll.

Pra, herë të ngrihet, herë të ulet, por të krijohen marrëveshje të tilla në mënyrë që t’i japin një zgjidhje për të eleminuar atë që po ndodh tani në përplasjen e fundit mes Hamasit dhe Izraelit, në mënyrë që të ruajnë jetët e njerëzve, gjë që është shumë e rëndësishme nga të dy palët, veçanërisht e civilët. Por nga ana tjetër të ketë një status quo drejt një zgjidhje të një paqeje”.

Sa i përket, qendrimit të vendit tonë, Gjoka u shpreh se është krah Izraelit dhe këtë e ka shprehur dhe në mbledhjen e zhvilluara me dyert të mbyllura të OKB.

“Ndërmjetësimi i komunitetit ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, kryesisht i kombeve të bashkuara, natyrisht Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka një rëndësi të veçantë. mbase ju e dini që dje u mblodh OKB në një takim të jashtëzakonshëm, por nuk arriti të dalë në një deklaratë të përbashkët për shkak të qendrimeve të ndryshme. Tashmë, ne jemi njohur dhe me qendrimin e Shqipërisë, që është një qendrim konseguent përsa i përket këtij konflikti dhe mënyrën e zgjidhjes së tij dhe ne këtë gjë e kemi artikuluar dhe në Këshillin e Sigurimit dhe pse ka qene me dyert të mbyllura, ku është dhënë gjithmonë mendimi dhe kontributi ynë modest për një zgjidhje miqësore dhe afatgjatë, ku natyrisht të dy vendet të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në siguri të plotë dhe një proces zhvillimor të qendrueshëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!