Sulmi me 11 viktima në Damask, Irani kërcënon Izraelin: Do të pendoheni!

schedule13:32 - 2 Prill, 2024

schedule 13:32 - 2 Prill, 2024

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se Izraeli do t’i kundërpërgjigjet Izraelit për sulmin e ndodhur pranë ambasadës ku mbetën të vrarë 11 persona.

“Izraeli “do të ndëshkohet” për sulmet e së hënës në konsullatën iraniane në Damask që vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare. Ne do ta bëjmë atë të pendohet për këtë krim”, tha Khamenei në një deklaratë, duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Sulmet shkatërruan ndërtesën që strehon konsullatën iraniane në Damask , Siri dhe rezidencën e ambasadorit iranian, në lagjen luksoze të Mezeh.

Gjithsej 11 persona u vranë, duke përfshirë 7 anëtarë të Gardës Revolucionare, organi elitar i forcave të armatosura iraniane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!