Shtatë persona u vranë, duke përfshirë luftëtarë pro-Iranit, si pasojë e sulmeve izraelite, sipas Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Ai tha se sulmet izraelite kishin në shënjestër një bazë që i përkiste Hezbollah dhe Gardës Revolucionare të Iranit.
Nga ana tjetër, agjencia shtetërore siriane e lajmeve Sana tha se civilët ishin në mesin e të vdekurve dhe fajësoi Izraelin për atë që e quajti “një akt agresioni” që synonte një sërë vendesh në jug të Damaskut.
Sipas informacioneve, u dëgjuan shpërthime pranë xhamisë që ndodhet në periferi të Damask, duke lënë gjithashtu dhjetëra të tjerë të plagosur.
Sulmi vjen në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme me luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas në Gaza dhe një sulmi me dron të dielën që vrau tre trupa amerikane dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit sirian.
Ditë më parë, si pasojë e një sulmi izraelit në Damask u shkatërrua një ndërtesë e përdorur nga Garda Revolucionare, duke vrarë të paktën pesë iranianë.
Ndërkohë muajin e kaluar, një sulm ajror izraelit mbi Sayida Zeinab vrau gjeneralin iranian Seyed Razi Mousavi, një këshilltar i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri.
Izraeli ka kryer qindra sulme në objektiva brenda pjesëve të kontrolluara nga qeveria e Sirisë së shkatërruar nga lufta gjatë viteve të fundit.
/abcnews.al