“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon”, tha në një deklaratë sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve në rajon të tregojnë vetëpërmbajtje. Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt. Prandaj, natyrisht, ne bëjmë thirrje që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen me metoda politike dhe diplomatike,”tha Peskov.
Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës fqinje në shkurt 2022.
Të dielën Moska vuri në dukje se Teherani kishte thënë se sulmi ishte kryer në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje pas sulmit të Izraelit në një konsullatë iraniane në Damask.
Izraeli nuk e ka pranuar se ka kryer sulmin dhe rrallë herë komenton sulmet që ai ndërmerr brenda Libanit apo Sirisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian të dielën mbrëma.
/abcnews.al