Ish-këshilltari Rajonal në institucionin e Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, ka vlerësuar veprimet e qeverisë për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun, Gashi theksoi se mund të priten edhe veprime të tjera. Ai shtoi se nuk i kanë lënë shije të mirë reagimet për këtë situatë, ndërsa këshilloi që të mos përdoret për interesa politike të momentit.
“Nuk është sulmuar Shqipëria, por një vend anëtar i NATO-s. Mund të priten veprime të tjera. Unë po shosh një tendencë për tu keqpërdorur. Nuk duhet të biem në grackë për interesave të momentin për politikë të brendshme. Edhe opozita dhe qytetarët duhet të përkrahin këtë veprim të qeverisë”, tha Gashi.
Qeveria shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ndërsa diplomatët u dëbuan nga Tirana. Qeveria ka bërë përgjegjëse shtetin iranian për dy sulme kibernetike të ndodhur brenda pak javëve në vendi tonë. /abcnews.al