Oliver Giroud është objektivi kryesor i Milanit për repartin e sulmit. Kuqezinjtë po negociojnë prej kohësh me agjentin e lojtarit francez, i cili rinovoi disa ditë më parë kontratën me Chelsea.
Bisedimet e fundit kanë rezultuar pozitive, palët kanë arritur akordin në parim dhe po merren me detajet e fundit. Gazetari italian, Gianluca Di Marzio zbulon edhe detajet e operacionit.
Nënkampionët e Italisë do të paguajnë 2 milion euro për kartonin e goleadorit 34-vjeçar. Kampionët e Evropës do të përfitojnë 1 milion euro menjëherë.
#Calciomercato | #Milan e #Giroud sempre più vicini: le ultimehttps://t.co/EL0knMccPL
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 8, 2021
1 milionëshi tjetër varet nga kualifikimi në Champions i Milanit dhe numri i ndeshjeve që do të luajë Giroud, i cili do të provojë për herë të parë emocionet e Serie A.
Sulmuesi francez do të firmosë për dy vite me “Djallin”, teksa do të përfitojë një rrogë sezonale prej 4 milion eurosh. /abcnews.al