Sulmi final për Leo Messin, Manchester City dhe PSG trembin Barcelonën

schedule15:57 - 6 Korrik, 2021

schedule 15:57 - 6 Korrik, 2021

Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën po vonon, edhe pse në Spanjë janë optimistë dhe të bindur që firma në kontratën e re është çështje kohe. Gjithsesi, Manchester City dhe PSG kërkojnë të shfrytëzojnë situatën dhe do të bëjnë tentativat e fundit për yllin argjentinas.

Mundo Deportivo shkruan se dy klubet e njohura nuk janë tërhequr nga gara për shërbimet e 34-vjeçarit latin, i cili ndodhet pa kontratë prej datës 1 korrik. Kampionët e Anglisë po tentojnë ta bindin nëpërmjet Pep Guardiolës dhe kanë gati një plan biznesi dhe një investim mbi 100 milion euro.

Edhe PSG ëndërron akoma për “pleshtin”. “Presidenti i Barcelonës e di mirë që Messi është pa kontratë dhe është i lirë të bisedojë dhe negociojë me kë të dojë“, u shpreh disa ditë më parë Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.

Neymar ka një miqësi të madhe me kapitenin e Barcelonës dhe po bën të pamundurën për ta bindur të transferohet në kryeqytetin francez, aty ku do të gjente edhe bashkëpatriotët si Di Maria, Icardi dhe Paredes. Joan Laporta duhet të nxitojë… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!