Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ruse, provat tregojnë krime lufte të tmerrshme në rrugët jashtë Kievit

schedule10:51 - 1 Prill, 2022

schedule 10:51 - 1 Prill, 2022

Pamjet e forcave ruse që po qëllonin një burrë me duart lart në një autostradë jashtë Kievit në fillim të marsit u shpërndanë në mbarë botën. Rusët janë larguar dhe tashmë mund të shihen pasojat e zymta të pushtimit të tyre jetëshkurtër, shkruan BBC.

Midis Mria dhe Myla, dy fshatarave ukrainas, ndodhen ende trupat e 13 ushtarëve. Dy nga viktimat janë civilë ukrainas që u vranë nga rusët. Të tjerët nuk janë identifikuar ende por vetëm dy prej tyre janë të veshur me uniformat ushtarake të Ukrainës.



Shenjat e betejës dhe të granatimeve të rënda janë kudo. Tashmë ka disa të dhëna për një çift që u vra nga rusët dhe u lanë të dekompozohen më 7 mars.  Makina e tyre ndodhet në rrugë pranë një prej pompave të benzinës. Pranë makinës janë mbetjet e një njeriu.  Një unazë martese është ende në gishtin e kufomës, raporton abcnews.al.

Vdekja e tyre u filmua nga një dron ukrainas më 7 mars, i operuar nga njësia e Mbrojtjes Territoriale.  Njësia publikoi videon, e cila më pas ripublikua nga agjensitë e lajmeve në mbarë botën.

Videoja shkaktoi zemërim në të gjithë botën sepse tregonte vrasjen gjakftohtë të një njeriu që kishte ngritur krahët për të treguar se ishte i rrezikshëm. Sipas informacioneve zyrtare, viktimat janë Maksim Iowenko dhe gruaja e  tij Ksjena. Ata ishin pjesë e një kolone prej 10 automjetesh që po përpiqeshin t’i shpëtonin rusëve dhe të mbërrinin në Kiev.

Brenda pak sekondash, pasi u ndaluan nga forcat ruse ai u qëllua për vdekje. Gruaja e tij u vra në makinë. Në makinë ndodhej edhe djali i tyre gjashtëvjeçar dhe nëna e moshuar e një prej miqve të Maksimit.

Të dy mbijetuan dhe u lanë të lirë nga ushtarët rusë. Ndërsa rusët largohen, ka të ngjarë të dalin në pah më shumë prova se civilët janë vrarë. Skenat e tmerrshme në rrugë ishin më shumë se thjesht vdekje të tmerrshme të qenieve njerëzore që ishin bërë viktima të vendimit të Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën.

Është gjithashtu një skenë krimi, me prova që duhet të mblidhen dhe të ruhen për hetim kur të përfundojë lufta. Sipas ligjeve të luftës civilët mbrohen dhe kur vriten në kundërshtim me ato ligje, vdekja e tyre përbën krime lufte.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!