Sulmet në Irak dhe Siri/ SHBA: I paralajmëruam se do të hakmerreshim

schedule09:05 - 3 Shkurt, 2024

schedule 09:05 - 3 Shkurt, 2024

Një zëdhënës i presidencës amerikane tha se bombardimet ajrore të nisura nga forcat e armatosura amerikane në Irak dhe Siri kundër luftëtarëve iranianë ishin “të suksesshme”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës amerikane, John Kirby, tha se avioni amerikan që morri pjesë në operacion, duke sulmuar 85 objektiva në shtatë lokacione të ndryshme (tre në Irak, katër në Siri) përdorën “më shumë se 125 municione precize në rreth tridhjetë minuta “.

“Ne nuk duam të shohim as edhe një sulm më shumë kundër pozicioneve tona ose personelit ushtarak amerikan në rajon,” shtoi ai.

Që nga mesi i tetorit, ka pasur më shumë se 165 sulme me dronë, raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi kundër trupave amerikane.

Të dielën, më 28 janar, një sulm me dron Uashingtoni vrau tre anëtarë të forcave të armatosura amerikane në Jordani, në kufirin me Sirinë dhe rreth dhjetë kilometra nga Iraku.

John Kirby siguroi gjithashtu se qeveria irakiane, e cila dënoi “shkeljen e sovranitetit të saj kombëtar”, ishte njoftuar paraprakisht për sulmet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Uashingtoni nuk kishte pasur “asnjë komunikim”, as informal apo indirekt, me Teheranin pas sulmit të së dielës në një bazë mbështetëse në Jordaninë veriore që vrau tre ushtarët.

SHBA nuk dëshiron “luftë” me Iranin, përsëriti Kirby.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!