Sulmet kibernetike, Kollçaku: S’ia dolën të na kthejnë në epokën e gurit

schedule19:40 - 18 Janar, 2023

schedule 19:40 - 18 Janar, 2023

Ish shefi i Shtabit, Bardhyl Kollçaku i ftuar në Abc news ka folur për sulmet kibernetike por edhe për zhvillimet nga lufta ne Ukrainë.

Ai është shprehur se hakerat donin të na kthenin dhe njëherë në epokën e gurit por nuk ia dolën. Sipas tij shumica e të dhënave janë kthyer.

“Rusët kanë filmuar dhe kanë mbledhur informacione nga institucione të vendeve të veçanta. Fakti është që kjo çështje është ende ne gjykim. Çështjet e sigurisë janë të prekshme dhe nuk duhen neglizhuar. U bë sulmi kibernetik të dhënat dolën sheshit, në parlament thoshin se nuk ka më sekrete. Unë vi nga fusha e inteligjencës dhe këto struktura janë në  ditët e tyre më të vështira dhe duhen mbështetur. E vërteta do dali në shesh.

Rama në Davos Koalicion Botëror për sulmet kibernetike dhe Begaj për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Këto janë në unison, çdo vend është i kërcënuar nga sulmet kibernetike. Ne kemi parë që këto kanë ndodhur dhe në SHBA, Gjermani, Angli.

Përmasat sulmit kibernetik në Shqipëri donin të na kthenin në një periudhë të  gurit por nuk ia dolën dhe shumica e të dhënave janë kthyer.

Unë mendoj se e keqja me e madhe ka kaluar, por kërkohet koordinim me BE, pasi ka shtete të caktuara të cilat duan të dëmtojnë.

I pyetur në lidhje me rrëzimin  e avionit në Ukrainë ku humbi jetën dhe ministri i Brendshëm ukrainas, Kollçaku u shpreh se kjo ishte pjesë e luftës dhe jo një aksident.

Ai theksoi gjithashtu se luftën e filloi Putin por do e përfundojë Zelensky.

Rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën dhe Ministri i Brendshëm i Ukrainës

Aksidenti tragjik është më i rendi në nivelin e lartë të Zelensky-t, ai ishte krahu i djathtë i tij, në të humbi jetën dhe sekretari por dhe agjenti i tij.

Nuk quhet aksident është si pasojë e luftës. Ata bëjnë manovra të shumta për t’ju shmangur raketave ruse. Ministri simbolizon qindra mjëra ushtarë civilë që kanë humbur jetën.

Ketë lufte vetëm një i çmendur si Putin mund ta bënte ndaj një shteti demokratik. Kjo luftë sipas meje do të ishte e gjatë. Putin e filloi luftën por do e përfundoje Zelensky. Anglia, Gjermania  dhe Franca do te dërgojë përforcime si drone dhe tanke si Leopard dhe Patriot.

Lufta ne Ukrainë po shkon drejt fundit. Putin ka djegur kartën e fundit atë te energjinë. Ai kishte si synim te përçante NATO-n dhe BE por nuk ia doli.d.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!