Të paktën 313 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2 mijë janë plagosur në sulmet hakmarrëse izraelite që nga dita e djeshme,tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Izraeli tha se kishte kryer mbi 400 sulme në Rripin e Gazës, duke këmbëngulur se kishte në shënjestër infrastrukturën e Hamasit, por kryeministri Netanyahu paralajmëroi qytetarët të largoheshin nga rajoni pasi trupat e tij do të të shndërronin zonat militante “në rrënoja”.
Rikujtojmë se ditën e djeshme lëvizja islamike palestineze Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur kaluan kufirin.
Ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite tha se ishte në një gjendje lufte ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.
Ky është përshkallëzimi më serioz që kur Izraeli dhe Hamasi luftuan një luftë 10-ditore në vitin 2021.
/abcnews.al